Makinisti hidhet nga treni në lëvizje! Bllokohen mijëra udhëtarë në Francë

Evropë

Makinisti hidhet nga treni në lëvizje! Bllokohen mijëra udhëtarë në Francë

Më: 26 dhjetor 2024 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Një makinist i TGV u hodh nga kabina e trenit të tij ndërsa mjeti ishte në lëvizje. Kjo sshkaktoi vonesave të shumta në linjën e shpejtësisë së lartë mes Parisit dhe Juglindjes së Francës, që prekën mijëra udhëtarë në prag të Krishtlindjes.

Lajmin e bëri të ditur në ditën e Krishtlindjes kompania kombëtare e hekurudhave franceze, SNCF.

SNCF tha në një komunikatë për shtyp se; “Makinisti i trenit kreu vetëvrasje ndërsa treni ishte në lëvizje. Sapo ai la pozicionin e tij të drejtimit, pajisjet e ndalimit automatik të trenit u aktivizuan dhe treni u ndal automatikisht”.

“Siguria e pasagjerëve nuk ishte kurrë e rrezikuar, ashtu si edhe siguria e trafikut, pasi qendra e menaxhimit të trafikut u njoftua menjëherë në mënyrë automatike”, thuhet në njoftimin e SNCF.

Kjo bëri që trenat të arrinin në destinacion me vonesa që varionin nga tre deri në pesë orë pas orarit të parashikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat