"Udhëheqësi i përmbysur i Sirisë ndoshta do të zbarkojë në mesin e disa ish-presidentëve në këtë zonë ekskluzive të vilave në Rusi. Putin ka pranuar edhe më heret, diktatorë dhe presidentë të rrëzuar gjatë viteve për të treguar se nuk i lë në baltë aleatët e tij", theksojnë ekspertët…)Shkruan, Tharald Halvorsen
Në perëndim të Moskës, aty ku unaza e jashtme e qytetit MKAD kalon në A-106 Rublyovo-Uspenskoye Shosse, shtrihet rrethi i Barvikha. Pamja nga rruga kryesore duket modeste, por përgjatë rrugëve të fshehura pas mureve të larta dhe gjelbrimit, ngrihen çatitë e vilave!
Gjatë epokës sovjetike, kjo zonë strehonte rezidenca për politikanë të lartë dhe anëtarë të elitës, por tani është bërë pak a shumë një vend për të rinjtë.Në këtë koleksion special të Putinit jeton edhe familja e ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviç…)!
Familjes së Millosheviqit i bashkohen edhe disa presidentë dhe udhëheqës të rrëzuar, thekson eksperti britanik dhe njohësi i Rusisë dhe sigurisë Mark Galeotti dhe profesori në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes në Akademinë Norvegjeze të Mbrojtjes, Jardar Nuland Østbø. Në këtë vendbanim ç’lodhen:
Ish lideri separatist i Republikës Autonome të Axharës në Gjeorgji, Aslan Abasjidze…)!
Ish presidenti i Kirgistanit, Askar Akayev…)!
Ish-presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç…)!
Pritet që Bashar al-Assad dhe familja e tij të përfshihen si shrtesa më e re në këtë koleksion.
Pse Putini i pranon këta?
-Putin, dëshiron të mbajë gjallë mitin se ai dhe Rusia nuk do t'i lënë aleatët e vetë në baltë, thotë Jardar Nuland Østbø, i cili ka studiuar luksin rus, korrupsionin dhe elitën politike.
Kryesisht, duket se këto janë sinjale për të ardhmen, për ata që mund të mbeten aleatë aktualë, për të cilët Rusia do të kujdeset, nëse gjithçka shkon keq, thotë ai për Dagbladet. Østbø beson se Putini ka një përzierje simpatie por edhe përbuzjeje për këta të rrëzuar!
Nga njëra anë, ai ka frikë se një ditë do të përplaset edhe vetë në këtë lloj të koleksionit! Nga ana tjetër, ai i shikon me përçmim ata që nuk mbajnë rregull në shtëpitë e tyre, prandaj edhe i përbuzë për dobësinë e tyre!
Përveç kësaj, kjo edhe mund të jetë një strategji për të fut hundën drejt Perëndimit dhe për të pohuar sovranitetin dhe lirinë e veprimit rus.
Nuk dihet shumë për publikun se si lëvizin këta njerëz, më konkretisht se si kujdesen për ta….)
Ata ndoshta marrin "këshilla miqësore" për t'u gënjyer, kështu që edhe ndoshta mund të përdoren në lojën politike diku në të ardhmen. Për shembull, Kremlini, në një situatë të caktuar, mund të thotë se autokrati i rrëzuar është lider legjitim i vendit të caktuar dhe të refuzojnë të njohin autoritetet aktuale të vendeve prej nga kanë ardhur! Përndryshe, teorikisht mund të imagjinohet se këta njerëz edhe mund të dislokohen në një grusht shteti ose në një të ashtuquajtur "operacion special", me të cilin operacion, Rusia deri më tani nuk ka qenë në gjendje të shkundë presidentin Volodymyr Zelenskyy!