Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha udhëheqësit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se mbrojtja ajrore ruse ishte e aktivizuar për të zmbrapsur një sulm të supozuar me dronë nga Ukraina, teksa avioni i kompanisë Azerbaijan Airlines, tentoi të ulej në qytetin rus të Groznit.
Megjithatë, Putin nuk tha nëse mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse për rrëzimin e avionit.
“Gjatë kësaj kohe, Grozni, qyteza e Mozdokut dhe Vlladiavkazit ishin duke u sulmuar nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse ishte duke i zmbrapsur këto sulme”, i tha Putini Aliyevit, sipas Kremlinit.
Avioni me pasagjerë i kompanisë Azerbaijan Airlines, u rrëzua më herët gjatë javës afër Aktaut të Kazakistanit, duke vrarë 38 nga 67 personat në bord dhe spekulimet u shtuan se rrëzimi u shkaktua nga sistemet kundërajrore ruse që ishin në gatishmëri për shkak të sulmeve ruse me dronë në rajonin e Çeçenisë, para se avioni të ndryshonte rrugën. Grozni është kryeqyteti i rajonit rus të Çeçenisë./REL