Ministri i Sigurisë së BeH-së Nenad Neshiq është shtruar sot në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës për shkak të problemeve me tensionin e lartë.
Neshiq u shtrua në spital pas seancës së sotme në Gjykatën e Bosnjë-Hercegovinës me kërkesë të Prokurorisë së BeH për të caktuar paraburgimin e tij, Mladen Luçiqit dhe drejtorit të Rrugëve të Republikës Serbe Milan Dakiq, me akuzat për korrupsion.
Mbrojtja e të akuzuarve në seancë propozoi që gjykata në vend të masës së paraburgimit të caktojë masa ndaluese, gjë që u kundërshtua nga prokurorja Bojana Joloviq.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, Bojana Qukoviq, tha se gjykata do të merr vendim për kërkesën e prokurorit, si dhe për kundërshtimet e mbrojtjes ndaj kërkesës së prokurorit.