​Dronët ukrainas të aftë për të goditur objektiva deri në 2000 kilometra larg

Evropë

​Dronët ukrainas të aftë për të goditur objektiva deri në 2000 kilometra larg

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Dronët ukrainas me rreze të gjatë mund të godasin objektiva deri në 2000 kilometra larg, sipas Andrii Yusov, një përfaqësues i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Ai e deklaroi këtë gjatë një interviste me Novyny.LIVE, raporton Ukrinform.

“Nuk është më sekret që mjetet ajrore të Ukrainës me rreze të gjatë pa pilot tashmë mund të operojnë hipotetikisht deri në 2000 kilometra larg”, tha Yusov.

Ai shtoi se “ne nuk konfirmojmë apo mohojmë, nuk ka deklarata zyrtare, kur në shumicën e rasteve diçka shpërthen në Rusi”.

“Mund të them vetëm se aty shpërthen për një arsye”, tha ai.

Jusov tha se këto "incidente" synojnë ekskluzivisht objekte të lidhura me kompleksin ushtarak-industrial rus, ushtrinë pushtuese ose ato të përfshira në financimin dhe mbështetjen logjistike për forcat armike.

"Ndryshe nga ajo që po bën armiku, ne shohim granatimet masive të vazhdueshme të infrastrukturës civile në Ukrainë. Këto janë në të vërtetë krime lufte për të cilat po flet e gjithë bota. Incidentet në Rusi janë të përqendruara vetëm në objektet ushtarake dhe infrastrukturën ushtarake," tha Yusov. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat