​Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, publikohen rezultatet e para

Evropë

​Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, publikohen rezultatet e para

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Në Kroaci janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e teta presidenciale dhe tashmë janë publikuar exit-poll e para për tetë kandidatët sa janë në garë.

Prin presidenti aktual Zoran Milanoviq (SDP) me 51.48 për qind. Dragan Primorac (HDZ) ka 19.29 për qind në vendin e dytë.

Maria Selak Raspudiq (e pavarur) renditet e treta me 8.84 për qind, Ivana Kekin (Ne mundemi) 8.33 për qind e katërta.

Tomislav Jonjiq (i pavarur) 3.99 për qind, Miro Bul (Shumica) 3.48 për qind, Branka Lozo (DOMiNO) 2.56 dhe Niko Tokiq Kartelo (i pavarur) - 0.80 për qind.

Pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje deri në orën 16:30 ishte 36.09 për qind. Më së shumti votues janë në Varazhdinska 43.61 për qind. Numri më i ulët ishte në Vukovarsko-Sriemsko 28.52 për qind.

Përveç Kroacisë, presidenti zgjidhet edhe jashtë vendit, në 38 shtete, nëntë më pak se pesë vjet më parë, me gjithsej 3.762.224 qytetarë me të drejtë vote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat