Kroacia do të bëhet me president të ri më 12 janar

Evropë

Kroacia do të bëhet me president të ri më 12 janar

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 22:44
Foto nga vendngjarja

Zoran Milanoviq dhe Dragan Primorac hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci më 12 janar.

Sot është mbajtur raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe presidenti aktual Zoran Milanoviq fitoi, por i munguan pak vota për të mos pasur një raund të dytë.

Nga 99.67 për qind të votave të numëruara, kandidati i SPD-së Zoran Milanoviq ka fituar 49.11 për qind ose 793 mijë e 808 vota, teksa kandidati i HDZ-së Dragan Primorac 19.37 për qind ose 313.124.

Në garë ishin tetë kandidatë, por gjashtë prej tyre morën nën 10 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat