Aleksandr Khinshtein, guvernatori i rajoni rus Kursk, ka njoftuar për një sulm tjetër në qytetin Lgov.
Ai theksoi se aktualisht nuk ka informacione për dëme si ato materiale ashtu dhe në njerëz.
Sipas tij, ekipet emergjente kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën.
Në anën tjetër, banorët e atjeshëm kanë shpërndarë një video të pasojave të sulmit, përfshirë këtu një zjarr që ka shpërthyer dhe një ndërtesë të dëmtuar.
Në natën e 25 dhjetorit, forcat ukrainase goditën qendrën komanduese në qytetin Lgov në rajonin e Kurskut.