Sulm tjetër në rajonin rus Kursk, zjarr dhe ndërtesë e dëmtuar

Evropë

Sulm tjetër në rajonin rus Kursk, zjarr dhe ndërtesë e dëmtuar

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 23:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Aleksandr Khinshtein, guvernatori i rajoni rus Kursk, ka njoftuar për një sulm tjetër në qytetin Lgov.

Ai theksoi se aktualisht nuk ka informacione për dëme si ato materiale ashtu  dhe në njerëz.

Sipas tij, ekipet emergjente kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën.

Në anën tjetër, banorët e atjeshëm kanë shpërndarë një video të pasojave të sulmit, përfshirë këtu një zjarr që ka shpërthyer dhe një ndërtesë të dëmtuar.

Në natën e 25 dhjetorit, forcat ukrainase goditën qendrën komanduese në qytetin Lgov në rajonin e Kurskut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat