Operativët e inteligjencës ushtarake ukrainase, në bashkëpunim me grupin për operacione strategjike Tavriia, kanë arritur të shkatërrojnë shtabin e rusëve – duke vrarë ushtarët që gjendeshin brenda objektit në rajonin e Zaporizhzhia.
Pamjet e filmuara nga ajri, shfaq shtabin e rusëve në rajonin e pushtuar Zaporizhzhia që goditet direkt nga predhat e artilerisë ukrainase.
Sipas ukrainasve, në këtë sulm kanë mbetur të vrarë gjashtë ushtarë rusë si dhe tre tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.
Një shtëpi civile e shndërruar në shtab të ushtrisë ruse në Zaporizhzhia, goditet dhe shkatërrohet plotësisht nga predhat ukrainase.
Në këtë rajon që nga fillimi i luftës zhvillohen luftime të ashpra, dhe ukrainasit assesi të ndalen duke tentuar të rikthejnë këtë pjesë nën kontrollin e tyre