Austria rrit masat e sigurisë përpara festimeve të Vitit të Ri në Vjenë

Evropë

Austria rrit masat e sigurisë përpara festimeve të Vitit të Ri në Vjenë

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Pas sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, autoritetet në Austri po rrisin sigurinë në “shtegun” e Vitit të Ri të Vjenës.

“Policia do të bëjë çdo gjë të mundshme njerëzore për të garantuar sigurinë e të gjithëve në këtë qytet, veçanërisht në këtë mbrëmje. Do të ketë zero tolerancë për protestuesit, hedhësit e fishekzjarreve dhe të ngjashme”, paralajmëroi Gerhard Karner, Ministri i Brendshëm i Austrisë.

Javët e fundit tashmë janë bërë përgatitje të gjera, shtoi ai, shkruajnë mediat e huaja.

Austria është aktualisht në nivelin e katërt nga pesë të alarmit terrorist.

Sipas Shërbimit të Sigurimit dhe Inteligjencës Shtetërore, aktualisht nuk ka indikacione konkrete se ngjarjet e Vitit të Ri në Austri janë të rrezikuara, megjithatë kërkohet vigjilencë e shtuar.

“Për sa i përket situatës së kërcënimit në natën e Vitit të Ri, duhet theksuar se nuk kemi indikacione konkrete për një kërcënim për ngjarjet në natën e Vitit të Ri në Vjenë apo në shtete të tjera federale”, ka theksuar Sylvia Mayer, nënkryetare e Sigurimit të Shtetit dhe Shërbimit Informativ.

“Ngjarjet e këtij lloji me vlerë të lartë simbolike dhe një numër i madh pjesëmarrësish sigurisht që janë gjithmonë subjekt i një rreziku të shtuar”, shtoi ajo.

Policia do të përdorë dronë për të monitoruar zonën e shtegut të Vitit të Ri në mënyrë që të njohë menjëherë skenarët e mundshëm të kërcënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat