Njëzet e pesë vjet nga fishekzjarrët e Vitit të Ri të Londrës

Evropë

Njëzet e pesë vjet nga fishekzjarrët e Vitit të Ri të Londrës

Më: 1 janar 2025 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Britanikët edhe sot po presin ardhjen e vitit të ri me fishekzjarre dhe spektakël.

Janë bërë 25 vite që nga fishekzjarret e para të Vitit të Ri në Londër, një festë që tashmë është bërë kaq e rëndësishme sa transmetohet në mbarë botën, shkruan bbc.

Ngjarja e Vitit të Ri në vitin 1999 shënoi fillimin e festimeve të mijëvjeçarit në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me hapjen e ekspozitës në Millennium Dome (ndërtesa që tani njihet si O2) dhe Millennium Wheel.

Kjo e fundit ishte menduar si një atraksion i përkohshëm, por siç do të shohim në mesnatë sot, ajo është ende pjesë e madhe e spektaklit të Vitit të Ri në Londër.

Fishekzjarret u anuluan plotësisht në vitin 2000 për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe Londra nuk pa një tjetër shfaqje fishekzjarresh për Vitin e Ri deri në vitin 2004. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat