Arrestohet ish-ministri, shkeli vendimin e gjykatës për punë të detyruar

Evropë

Arrestohet ish-ministri, shkeli vendimin e gjykatës për punë të detyruar

Më: 1 janar 2025 Në ora: 13:54
Ish-kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno

Ish-kryetari i Bashkisë së Romës, Gianni Alemanno është arrestuar mbrëmjen e 31 dhjetorit 2024 për shkelje të vendimit të dhënë nga Gjykata.  Aktualisht, ai ndodhet në burgun Rebibbia.

Alemanno, i cili ka mbajtur dhe postin e ministrit të Politikave Bujqësore dhe Pyjore në Itali (2001 - 2006) ishte dënuar me një vit e dhjetë muaj burg në kuadër të hetimeve "Mondo di Mezzo".

Dënimi i ishte konvertuar në punë të detyruar në shërbim të komunitetit, por gjykatësit thanë se nuk ka respektuar vendimin.

Sipas autoriteteve, ai nuk i është përmbajtur programit të përcaktuar, duke pretenduar angazhime që më pas rezultuan të rreme.

Ish-ministri, që kohët e fundit kishte themeluar lëvizjen “Indipendenza”, u shpall fajtor për ndikim të paligjshëm, në një çështje që përfshinte pagesa të kompanisë komunale Eur Spa në favor të Salvatore Buzzi dhe Massimo Carminati, një ish-aktivist i ekstremit të djathtë i dënuar më parë si pjesëtar i një grupi kriminal të kryeqytetit në vitet ’80.

Gjykata e Mbikëqyrjes në Romë kishte pranuar kërkesën e mbrojtjes që Alemanno të kryente shërbime sociale në qendrën "So.Spe.–Solidariteti dhe Shpresa" të murgeshës Paola D’Auria, e cila ndihmon vajza nëna e familje në vështirësi dhe viktima të dhunës për t’u integruar në shoqëri.

Alemanno akuzohet se ka shkelur rregullat, përfshirë ndalimin për të dalë nga shtëpia para orës 7 të mëngjesit, detyrimin për të hyrë në shtëpi në orën 21:00 dhe ndalimin për tu shoqëruar me persona me precedentë penalë. Këto shkelje çuan në arrestimin e tij më 31 dhjetor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat