Detaje të reja nga tragjedia/ Vdes Aco Martinoviq i dyshuari për vrasjen e 12 vetave në Cetinje

Evropë

Detaje të reja nga tragjedia/ Vdes Aco Martinoviq i dyshuari për vrasjen e 12 vetave në Cetinje

Më: 1 janar 2025 Në ora: 19:34 Përditësuar në ora: 08:15 më 02.01.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Katër të lënduarit në Cetinje janë operuar mbrëmë

Drejtori i Qendrës Klinike në Malin e. Zi, Aleksandar Radoviq, ka bërë të ditur se mbrëmë janë operuar tre persona dhe se janë në Repartin e Mjekimit Intensiv, pas sulmit në Cetinje që la të vdekur 12 persona.

Operacioni i të plagosurit të katërt, siç ka sqaruar Radoviq, me lëndime të shumta ka zgjatur deri në orët e vona të natës.

“Më duhet të them se të gjitha lëndimet e shkaktuara janë në rrezik për jetën, por ne do të monitorojmë gjendjen e tyre. Për momentin parametrat jetikë janë të kënaqshëm”, tha ai.

Radoviq tha se pacienti i katërt ka lëndime të shumta në bark, gjoks dhe kokë, shkruan Vijesti

Detaje të reja nga tragjedia në Cetinje: U vranë 12 persona, mes tyre dy fëmijë

Prokurorja Andrijana Nastiq ka konfirmuar se në Cetinje janë vrarë 12 persona dhe se i dyshuari Aco Martinoviq ka kryer vetëvrasje.

Ajo kreu një hetim në gjashtë lokacione, pesë prej të cilave ishin ku ishin kryer vrasjet dhe në vendin ku i dyshuari qëlloi veten.

Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Klinike, shkruan Vijesti.me

Kurse, drejtori i Drejtorisë së Policisë, Llazar Shqepanoviq, tha se Aco Martinoviq nga Cetinja, ka qëlluar veten në kokë dhe se nga lëndimi ka vdekur rrugës për në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKG).

“E kanë rrethuar, kanë krijuar një unazë, ka qenë në gjendje të pashpresë, i rrethuar nga të gjitha anët dhe pas urdhrit për të ulur armën ka qëlluar veten në kokë. Pas lëndimeve është tentuar të transportohet në QKKG”, tha Shqepanoviq.

Vdes Aco Martinoviq, i dyshuari për vrasjen e 10 vetave në Cetinje

Ka vdekur i dyshuari për krimin në Cetinje ku mbetën të vrarë së paku 10 persona, Aco Martinoviq.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviq, i cili tha se Martinoviqi ka tentuar të bëjë vetëvrasje dhe ka ndërruar jetë derisa po dërgohej në spital, shkruan RTCG.

Martinoviqi dyshohet se vrau së paku 10 persona, mes të cilëve dy fëmijë, ndërsa janë plagosur katër të tjerë.

Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po vazhdojnë të luftojnë për jetën e katër të plagosurve, teksa bëhet editor se Martinoviqi, krimin e kreu në katër lokacione.

Mas*kra me 10 të vrarë në Malin e Zi, zbardhet ngjarja. Autori u grind në lokal, shkoi në shtëpi dhe u kthye me armë duke qëlluar kush i dilte përpara

Autori i vrasjes së shumëfishtë sonte në Malin e Zi, ka marrë arratinë dhe përbën rrezik publik ndaj autoritetet kanë kërkuar që banorët e zonës të mos dalin nga shtëpitë dhe të bëjnë kujdes.

E ndërkohë që 45 vjeçari Aco Martinoviq kërkohet nga qindra forca policore, është zbardhur ajo që ndodhi sot në tavernën "Velestovo", raporton noa.al duke cituar ministrinë e Brendshme të Malit të Zi.

Në një përditësim të dhënash, ministri i Brendshëm i Malit të Zi tha se është rritur në 10 numri i të vdekurve nga breshëritë e armës së zjarrit të autorit në kërkim.

Hetimi nxori se Martinoviq ka qenë në konflikt edhe më parë me D.K, me të cilin është takuar në tavernën "Velestovo".

Martinović u largua për momentin nga lokali dhe shkoi në shtëpi për të marrë armën.

U rikthye në tavernë dhe hapi zjarr duke qëlluar kë i dilte përpara.

Nuk u ndal. Pas kësaj, ai shkoi në Humci, ku vrau fëmijët e pronarit të tavernës dhe gruan e pronarit të tavernës.

Ministri i Brendshëm njoftoi se autori ka hapur zjarr duke vrarë dhe plagosur njerëz në katër vendndodhje të ndryshme.

Mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër banorëve të Cetinjës, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq.

Sipas njohurive të deritanishme, Martinoviq nuk është i lidhur me asnjë organizatë terroriste, por më herët është njohur si person me sjellje afektive dhe është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Zbulohet vendndodhja e të dyshuarit për vrasjen e 7 personave në Cetinje- policia rrethon objektin

I dyshuari për vrasje të shumëfishta në Cetinje, Aco Martinović, është lokalizuar në Kompleksin Gornji Obod i mbyllur në një nga sallat, sipas informacioneve jozyrtare që ka siguruar gazeta Pobjeda.

Aksionin po e udhëheq drejtori i Policisë, Llazar Shqepanoviq.

Sot, në Cetinje, ndodhi një tragjedi ku 10 persona humbën jetën dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Shkon në dhjetë numri i të vrarëve në Mal të Zi – disa viktima janë anëtarë të familjes së të dyshuarit që kreu krimin

Ka shkruar në dhjetë numri i të vrarëve, duke përfshirë edhe dy fëmijë, në Cetinje të Malit të Zi ndërsa policia është në kërkim të njeriut që dyshohet se kreu krimin, Aco Martinoviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Danilo Saranoviq, njoftoi se janë vrarë pronari i lokalit të gastronomisë “Velestovo” dhe disa anëtarë të familjes së tij.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të Drejtorisë së Policisë, nën drejtimin e drejtorit të saj, ndodhen në Cetinje me qëllim të arrestimit të të dyshuarit për këto vrasje. Shumë persona kanë humbur jetën, përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarë të familjes së të dyshuarit për kryerjen e vrasjeve”, deklaroi Saranoviq.

Ndërkohë, qeveria malazeze ka shpallur tre ditë zie dhe u ka shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe të plagosurve.

Ndryshe, policia gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dalin në rrugë pasi i dyshuari është i armatosur.

“I armatosur dhe i rrezikshëm”, Policia e gjen veturën e të dyshuarit për vrasjen në Mal të Zi

Policia ka gjetur automjetin me të cilin Aco Martinoviq, i dyshuar për vrasjen e 7 personave në Cetinje, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë vdekur në një krim pasditen e sotme në Cetinje.

Katër persona të cilët besohet se janë plagosur nga i dyshuari Martinoviq janë pranuar në Qendrën Klinike.

Nga Drejtoria e Policisë paralajmërojnë se Martinoviq është i armatosur dhe i rrezikshëm.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Cetinjes që të qëndrojnë të qetë, të mos dalin nga shtëpitë dhe të mos lejojnë persona të panjohur të hyjnë në banesat e tyre.

Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpall tri ditë zie

Kryeministri i Malit të zi, Milojko Spajiq, ka shkuar në spital ku janë shtruar të plagosurit nga të shtënat me armë në Cetinja.

Spajiq bëri të ditur për televizioni publik malazez RTCG se katër persona janë plagosur rëndë dhe kanë hyrë në operim.

“Një tragjedi e tmerrshme që na goditi të gjithëve. Tani për tani, të gjitha ekipet e policisë janë në terren. Po kërkojmë autorin, jemi në rrugën e duhur. Mjekët po luftojnë për katër jetë në QKKG. Të gjithë po i nënshtrohen operacionit tani dhe mjekët po luftojnë për jetën e tyre”, tha Spajiq, shkruan RTCG.

Kreu i qeverisë malazeze shpalli tri ditë zie, pas sulmit ku mbetën të vrarë shtatë persona, e që dyshohet se në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë.

RTCG: Ky është i dyshuari për vrasjen e shumëfishtë në Cetinje

I dyshuari për vrasjen e sotme të shumëfishtë në Cetinje të Malit të Zi është Aco Martinoviq (45 vjeç) nga po ky qytet dhe është në arrati.

Siç raporton transmetuesi publik i Malit të Zi (RTCG), ai sot pas një përleshjeje në një kafene në Cetinje vrau shumë persona, e më pas u arratis.

Policia ka apeluar te qytetarët e Cetinjes që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Image

 

Sipas njoftimeve të mediave në Mal të Zi, dyshohet se të vrarë kanë mbetur 7 persona, ndërsa thuhet se në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Ndërkaq, disa raportime tjera thonë se i dyshuari ka vrarë, mes tjerash, edhe prindërit e tij. 

Shkon në 7 numri i të vrarëve në Cetinje të Malit të Zi, viktima dyshohen edhe dy fëmijë

Ka shkuar në shtatë, numri i personave të vrarë në Cetinje të Malit të Zi.

Siç raporton transmetuesi publik malazez RTCG, në mesin e shtatë viktimave dyshohet se janë edhe dy fëmijë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një tavernë, ku një person ka shti me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Malit të Zi u ka bërë thirrje qytetarëve të Cetinjes që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, teksa njësitet policore janë në terren në kërkim të autorit të krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat