Detaje të reja të tragjedisë që ndodhi dje në Cetinjë po dalin në dritë. I dyshuari për vrasjen e plot 12 personave Cetinje, Aco Martinoviq, dyshohet se aktin e kreu në katër lokacione të ndryshme.
Kështu ka bërë të ditur mbrëmë vonë drejtori i Policisë malazeze, Llazar Shqepanoviq.
Dyshohet se sulmuesi Martinoviq që la të vdekur 12 persona dhe plagosi rëndë katër të tjerë, më herët ka qenë duke pirë në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive në Cetinje.
Sipas Shqepanoviq, Martinoviqi kishte pirë në atë ndërtesë gjatë gjithë ditës, pas së cilës ai shkoi në shtëpi dhe mori një armë.
Ai shtoi se në të dhënat zyrtare, Martinoviq nuk kishte armë në posedim.
Shqepanoviq dha edhe një detaj tjetër. Ai tha se sulmuesi në fjalë ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme.
“Edhe në vitin 2022 janë ndërmarrë masa dhe veprime të caktuara dhe se është bërë kontroll paraprak dhe është gjetur një pushkë ajrore dhe armë e lëndë plasëse dhe është dënuar në shkallë të parë me tre muaj dhe se nuk është dënuar me finaliteti”.
Ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq ka thënë se Martinoviq ka vrarë dy fëmijë të mitur të familjes Vuletiq dhe babain e tyre, i cili është pronar i tavernës “Velestovo”.
“Ka kryer vrasje të shumta në territorin e Cetinjes dhe ka marrë jetën e anëtarëve të familjes së tij”.