Martinoviqi vrau vëllezërit binjakë dhe pronarin e tavernës, e më pas edhe fëmijët e tij

Evropë

Martinoviqi vrau vëllezërit binjakë dhe pronarin e tavernës, e më pas edhe fëmijët e tij

Më: 2 janar 2025 Në ora: 10:48
Martinoviqi vrau vëllezërit binjakë

Aco Martinoviq kreu masakër në Cetinje të Malit të Zi, ku vrau 12 persona dhe plagosi katër të tjerë.

Martinoviq vrau shtatë burra, tri gra dhe dy fëmijë, shkruan portali malazez “Vijesti.me”.

Në mesin e viktimave janë Millosh Martinoviq, vëllai i tij binjak Marko dhe gruaja e tij Marija, dhe një nga viktimat është Mirko Vuletiq, pronari i tavernës ku filloi horrori.

Martinoviq kishte qenë në konflikt më parë me njëri nga viktimat, të cilin e kishte takuar në një tavernë.

Sipas portalit RTCG, pas kësaj ai shkoi më tej drejt Humcit, një vendbanimi në afërsi të qytetit të Cetinjes, ku vrau fëmijët e pronarit të lokalit dhe një grua.

Aco Martinoviq, i dyshuari për masakrën e Cetinjës, ka ndërruar jetë pasi tentoi të vetëvritej.

Ai është gjetur pranë shtëpisë së tij në vendbanimin Humci në gjendje të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat