Gazetarja Ilmira Lika zbardhi detaje të reja nga ngjarja e jashtëzakonshmë që ndodhi në Mal të Zi, ku 12 pesona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.
Sipas gazetares, autori kishte shtënë 37 fishekë vetëm në një lokacion, ndërkohë u sekuestruan nga policia 64 fishekë të tjerë. Vrasjet janë kryer në 6 lokacione të ndryshme dhe autori vrau kumbarën, fëmijët madje dhe motrën e tij me të cilën kishte pritur vitin e ri.
“Press conferenca vazhdon dhe drejtori i policisë, Lazar Scepanovi kishte informacionet e fundit. Ai bëri një rezyme të ngjarjes që nga dita e djeshme deri më tani qoftë të policisë apo dhe të ngjarjes me të shtëna arme ku kemi 12 të vdekur dhe 4 të plagosur në gjendje të rëndë. Të gjitha ekipet shëndetësore janë në gatishmëri.
Është shumë vështirë të flasim për këtë ngjarje ku për herë të parë ndodh në këto përmasa. Akoma nuk kemi informacion për motivet, nuk bëhët fjalë për krim të organizuar, është e cuditshme sepse vetë autori ka vrarë njerëzit më të dashur, madje dhe motrën ku priti vitin e ri me të. Vrau kumbarën, fëmijët.
Ngjarja ndodhi në gjashtë lokacione ku ka pasur vrasje. Nga informacionet e fundit thuhet që janë gjetur tek autori shumë municione, armë zjarri me një fishekë pas vetëvrasjes, 37 të tjerë janë gjetur në një vendlokacion ku ka kryer vrasjen. Mund të themi që ka qenë e mirëmenduar. Në 2022, autori ishte i dënuar për mbajtje të armëve pa leje. Personi në fjalë ishte i njohur për mbajtje të armëve dhe ishte i rrezikshëm. Policia e dënoi me tre muaj dhe ai e apeloi. Autori i shpëtoi nga duart sistemit të drejtësisë. Të dhënat nga policia thanë që kishte dhe 64 fishekë që nuk i kishte përdorur ende.”