Më shumë borë dhe akull parashikohet në të gjithë pjesët e Mbretërisë së Bashkuar.
Bordi nacional i shëndetësisë paralajmëroi njerëzit që të shmangin daljen jashtë në mëngjes herët dhe natën vonë, kur kushtet janë më të rrezikshme.
Sakaq dy paralajmërime të reja për motin erdhën nga Met Office, në Skocinë verilindore dhe në disa pjesë të tjera të Anglisë dhe Irlandës Veriore, hynë në fuqi të enjten pasdite, britanikë duhet të presin kushte të acarta dhe vonesa në udhëtimet e tyre deri të premten në mëngjes.
Një paralajmërim tre-ditor bore do të pasojë së shpejti, pasi pjesa më e madhe e Anglisë, Skocisë jugore dhe gjithë Uellsit u thuhet të përgatiten për dëborë nga mesdita e së shtunës deri të hënën në mëngjes.
Duke paralajmëruar për mundësinë e rrëshqitjeve dhe rënieve, bordi i kujdesit i integruar i NHS Black Country tha “Shmangni daljen herët kur ngrica është e dendur ose natën vonë kur është errësirë”.
Këto paralajmërime vijnë pas skenave shkatërruese të përmbytjeve në Mançester në ditën e Vitit të Ri.