Njëri nga katër pacientët e plagosur dy ditë më parë në Cetinje është ende në gjendje shumë kritike, njoftoi Qendra Klinike e Malit të Zi.
Ai pacient ka plagë me armë zjarri në kokë, është në gjendje kome dhe gjendja e tij monitorohet rregullisht.
Pas një analize të detajuar, ekzaminimit dhe të gjitha gjetjeve, siç shtojnë mjekët atje, tre pacientët e mbetur janë larguar nga aparatat e frymëmarrjes dhe janë ende në gjendje stabile me prognozë të mirë.
Aco Martinoviq nga Cetinja dy ditë më parë qëlloi për vdekje 12 persona dhe më pas vrau veten. Katër persona janë të plagosur, shkruan Vijesti.