Studentët në Serbi bënë homazhe sot për 15 viktimat nga rrëzimi i çatisë së hekurudhës në Novi Sad dhe 12 viktimat e krimit në Cetinje të Malit të Zi.
Gjatë protestës në Novi Sad, një shofer me BMW-së ka tentuar të çajë një kolonë studentësh. Fillimisht, ai përshkoi makinën e tij nëpër turmë, më pas doli dhe filloi debatin.
“Zotëria nga BMW-ja e zezë donte të na kalonte dhe ne nuk e lamë. Ai u inatos dhe ‘u fut’ në fytyrë me kolegun tonë”, tha një studente që mori pjesë në ngjarje.
Gjatë debatit, një shofer ka zbritur nga makina tjetër dhe u ka dalë në mbrojtje studentëve.
Ai së bashku me studentët kanë përzënë drejtuesin e BMW-së, i cili ka ikur në këmbë dhe ka lënë makinën në rrugë.
“Shoferi iku kur iu afruan më shumë njerëz”, tha një student.