Shkoi për pushime te prindërit, zhduket djali i prokurores dhe nipi i deputetit grek

Evropë

Shkoi për pushime te prindërit, zhduket djali i prokurores dhe nipi i deputetit grek

Më: 3 janar 2025 Në ora: 17:39
Vasilios Kalogirou

Gjurmët e 39-vjeçarit Vasilios Kalogirou kanë humbur që pasdite të së hënës, 30 dhjetor, ora 2:24 në Larisa, teksa kërkimet për të vijojnë edhe ditën e sotme.

Zhdukja e 39-vjeçarit ka ngritur alarmin, ku kërkimet për vendndodhjen e tij vijojnë të pandërprera, por deri tani të pafrytshme. Fokusi i hetimeve në të cilat Policia si dhe zjarrfikësit dhe efektivët e EMAK-së ndodhet në Pinios.

Nëna e 39-vjeçarit Sophia Apostolakis është prokurore e Apelit që nga viti 2023, ndërsa daja i tij, George Apostolakis, ish-nënkryetar i Gjykatës së Lartë dhe deputet i Parlamenti me partinë “Niki”.

Hetimet e Policisë janë fokusuar dje, të enjten 02/01 në lumë dhe në veçanti në zonën e Alcazar dhe Pinios.

“Vasilios Kalogirou, 39 vjeç, u zhduk nga shtëpia e prindërve të tij, të cilën e kishte vizituar për pushime, në Larisa, pasditen e datës 30.12.2024, kur u nis për shëtitjen e përditshme dhe nuk u kthye më. Që atëherë, ai nuk ka dhënë asnjë shenjë jete”, thuhet në njoftimin e bërë publik pas zhdukjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat