Të shmangim "prangat e kolonializmit": Me fjalë të qarta si asnjëherë më parë kryeministri i Groendlandës Egede u shpreh për pavarësinë nga Danimarka.
"Ka ardhur koha, që ne të ndërmarrim një hap dhe të formësojnë të ardhmen tonë", tha kryeministri i ish-kolonisë daneze Mute Egede, në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri. Kjo vlen edhe sa ka të bëjë me kë bashkëpunon ngushtë Groenlanda dhe cilët do të jenë partnerët e saj tregtarë. Vitet e kaluara në Groenlandë ka fituar forcë lëvizja e pavarësisë, por deri tani kryeministri ka qenë më i rezervuar lidhur lidhur me këtë temë. Pak para kësaj nisme të Egedes, presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump - ashtu si edhe më 2019 - ka sinjalizuar interesin për "pronësi dhe konotrll" të ishullit gjigand në Arktik. Egede e pati kundërshtuar menjëherë Trumpin prerazi dhe në fjalimin e tij sivjet nuk u përmend as politikani amerikan dhe as SHBA-ja.
Groenlanda me rreth 57.000 banorë është me rëndësi të madhe strategjike për SHBA, që ka atje një bazë aviacioni ushtarak me sistem paralajmërues për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës Nuuk është më afër Nju Jorkut se sa Kopenhagës.
"Populli duhet të vendosë"
Në Groenlandë më 6 pril do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. "Eshtë populli i Groenlandës që duhet të vendosë, nëse vendi duhet të ndërmarrë hapat e mëtejshëm në rrugën e pavarësisë. Ndaj periudha elektorale që këmi përpara duhet të jetë një periudhë, në të cilën populli groenlandez vendos, se si duhet të jetë e ardhmja e Groenlandës dhe sistemi i saj", tha kryeministri Egede. Se kur mund të ndodhë kjo, ai e la të hapur. Një shumicë në vend është për pavarësinë, por ka mendime të ndryshme sa i përket planit kohor dhe pasojave të mundshme që priten ndaj standardit të jetesës.
Pasuri të mëdha dhe ekonomi e brishtë
Që nga viti 2009 Groenlandaka të drejtë, që të shpallë pavarësinë përmes referendumit. Megjithë pasuritë e mëdha nëntokësore si naftë e gaz, ekonomia e këtij vendi është e brishtë dhe e varur fort prej mbështetjes nga Kopenhaga si dhe nga peshkimi. "Historia dhe detyrimet aktuale kanë treguar, se në bashkëpunimin tonë me mbretërinë e Danimarkësnuk është arritur të vendoset barazia e plotë", tha Egede. "Si edhe vende të tjera të botës ne duhet të punojmë, që të shmangim pengesat për bashkëpunimin - të cilat mund t'i konsiderojmë si pranga kolonializmi - dhe të ecim përpara. "Groenlanda deri më 1953 ka qenë kolon daneze, por ndërkohë është një territor i vetadministruar i mbretërisë. Kohët e fundit ngjallën indinjatë zbulimet lidhur me qëndrimet e padrejta të autoriteteve daneze në Groenlandë, ndër to edhe një fushatë për imponimin e natalitetit të kontrolluar në vitet 1960./DW