Vuçiq takon Hillin, tregon për çka folën

Evropë

Vuçiq takon Hillin, tregon për çka folën

Më: 4 janar 2025 Në ora: 14:25
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christoper Hill. Sipas një njoftimi të publikuar nga Vuçiq, në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet në Serbi dhe në gjithë globin.

“Kemi përmbledhur ngjarjet dhe rezultatet e bashkëpunimit nga viti i kaluar dhe kemi biseduar rreth tyre përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, veçanërisht në projektet e infrastrukturës, si në rrugë ashtu edhe në energji”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka treguar se gjithashtu temë e bisedës ka qenë edhe vendosja e sanksioneve ndaj indsutrisë serbe të naftës – NIS.

“Ne kemi diskutuar edhe për situatën politike me fokus në ndryshimet që po ndodhin, bashkë ne SHBA dhe në shumë vende evropiane”, ka shkruar tutje Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat