Kancelari i Austrisë njofton se do japë dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë e partisë

Evropë

Kancelari i Austrisë njofton se do japë dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë e partisë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 22:42
Kancelari austriak Karl Nehammer

Kancelari austriak Karl Nehammer ka njoftuar se do të japë dorëheqjen në ditët në vijim, pasi negociatat për formimin e qeverisë së re dështuan. Ai e njoftoi këtë vendim përmes një video-mesazhi në platformën X, ku shpjegoi se bisedimet për një koalicion mes Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP), që ai drejton, dhe Partisë Social Demokrate të Austrisë (SPÖ) përfunduan pa arritur një marrëveshje.

Nehammer tha se do të largohet si kancelar dhe si udhëheqës i Partisë Popullore dhe se do të mundësojë një kalim të qetë të pushtetit. Ai theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të bëra deri tani, nuk ishte e mundur të arrihej një marrëveshje për çështjet kryesore. “Në këto rrethana, nuk ka kuptim të vazhdojmë për hir të së ardhmes pozitive të Austrisë,” u shpreh Nehammer.

Nga ana e SPÖ-së, thonë se ata i ofruan bashkëpunim deri në momentin e fundit, por se ÖVP-ja nuk ka treguar gatishmëri për të arritur një kompromis. Pikat kryesore të mosmarrëveshjes lidhen me ribalancimin e buxhetit, si dhe me kërkesat e SPÖ-së për taksat e pronës dhe trashëgimisë, të cilat janë kundërshtuar kategorikisht nga ÖVP.

Tani që Nehammer po largohet, dy mundësi të mundshme për të ardhmen janë që euroskeptiku Herbert Kickl të ngarkohet për formimin e një qeverie të re, ose të thirren zgjedhje të parakohshme. Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, kishte emëruar Nehammerin për të formuar qeverinë, por tani që ky proces ka dështuar, një ristrukturim i mundshëm është në prag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat