Fluturimet u pezulluan në aeroportin e Bristolit mbrëmjen e djeshme, por ndërprerja duket se po vazhdon.
Një pasagjer i tha Sky News se asnjë bagazh nuk ishte dorëzuar nga të paktën katër fluturime të EasyJet, përcjell Bota sot.
Njerëzit kanë pritur orë të tëra pasi fluturimet e tyre - të cilat tashmë ishin vonuar - u ulën në aeroport.
“Është tronditëse, nuk ka asnjë çantë këtu”, tha Emma për Sky News. Ajo mbërriti në Bristol nga Gran Canaria rreth orës 2 të mëngjesit.
“Ata janë duke pritur që të fillojë turni i mëngjesit [për mbajtësit e bagazheve].
"Nuk na është dhënë një biskotë apo shishe me ujë. Ka një makinë shitëse, por ajo u zbraz disa orë më parë," tha ajo.
“Po qesh por më vjen të qaj”.
Pasagjerëve nga një fluturim që u devijua nga Birmingham për në Bristol nuk u është siguruar transporti për në shtëpi dhe janë kuotuar 500 £ për një taksi, tha Emma.