Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Evropë

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Më: 5 janar 2025 Në ora: 08:08
Kostas Simitis

Ka humbur jetën në spitalin e Korinthit Kostas Simitis, ish kryeministër i Greqisë.

Burime lokale thanë se ish kryeministri ndodhej në banësën e tij në Ajius Theodhorus kur u ndje keq. Menjëherë u dërgua në spital por nuk mundi të shpëtojë.

Kostast Simitis ishte 88 vjeç.

Ai drejtoi greqinë nga 1996 -2004 kur pasoi Andreas Papandreu në krye të vendit.

Simitis u bë i njohur për planin e tij reformator në ekonominë greke. Ai hapi siparin e projekteve madhore infrastrukturore të vendit dhe e futi greqinë në zonën euro çka i mundësoi vendit të kalojë një periudhë stabile ekonomike në një periudhën ndryshimesh të mëdha gjeopolitike .

Simitis ishte kryeministri që lancoi mga Selaniku në vitin 2000 edhe dogmën e integrimit të ballkanit në BE,duke e kthyer greqinë për shumë vite në mbështetësin kryesor të këtyre vendeve drejtë unionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat