Forcat ruse dhe koreano-veriore u “shkatërruan” në një sulm në një fshat në Kursk, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
Ushtria e Vladimir Putinit thuhet se humbi deri në një ‘batalion ushtarësh’ gjatë luftimeve në Makhnovka në rajonin jugor të Kurskut të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja.
“Në betejat e djeshme dhe sot pranë vetëm një fshati, Makhnovka, në rajonin e Kurskut, ushtria ruse humbi deri në një batalion ushtarësh këmbësorie të Koresë së Veriut dhe paratrupave ruse”, tha Zelensky të shtunën, duke iu referuar një raporti të komandantit të lartë të Ukrainës.
Dhe sipas tij, “kjo është domethënëse”.
Zelensky nuk dha detaje specifike dhe megjithëse një batalion mund të ndryshojë në madhësi – ato përgjithësisht përbëhen nga disa qindra trupa.
Ekspertët, megjithatë, kanë paralajmëruar se pavarësisht nga viktimat e mëdha të Moskës, Ukraina po humb çdo ditë territor ndërsa rusët vazhdojnë ofensivën e tyre.
Dhe sipas raportimeve, zyrtarët amerikanë shpresojnë se presidenti Zelensky do të tërhiqet më shpejt se sa më vonë, për të parandaluar humbjen e jetëve.
Ai më parë deklaroi se qëllimi i tij ishte të mbante territor brenda Rusisë “për një kohë të pacaktuar”.
Kohët e fundit, ndihmësit e tij kanë zbutur tonin e tyre, duke sugjeruar se trupat e tyre do të qëndrojnë vetëm për aq kohë sa është e mundur.