Nis sot gjyqi ndaj ish-presidentit francez, Nicola Sarkozy, i cili akuzohet se ka marrë në mënyrë të paligjshme fonde nga regjimi i Muamar Gadafit në Libi në vitin 2007, të cilat i ka përdorur për fushatën e elektorale të asaj periudhe.
Të akuzuar lidhur me aferën korruptive të zgjedhjeve janë edhe tre ish ministra të qeverisë Sarkozy (Brice Ortfe, Claude Gued dhe Eric Voert) si dhe ish-zyrtarë të regjimit të Gadafit.
Gjyqi, i cili do të nisë sot në Paris në prani të Nicola Sarkozy, pritet të përfundojë prillin e ardhshëm.
Ish-presidenti i Francës gjashtëdhjetë e nëntë vjeçar akuzohet veçanërisht për korrupsion, përvetësim të parave publike, financim të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore dhe formim bande, ndërsa rrezikon dënime me 10 vite burg, heqje të të drejtave të tij politike dhe gjobë.
Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy harxhoi rreth dyfishin e €22.5 milion euro-ve, që është shuma e lejuar sipas ligjit elektoral, për mitingje ekstravagante dhe më pas ata akuzohen të kenë punësuar një agjenci miqësore të marrëdhënieve me publikun për të fshehur të gjitha kostot.
Sipas aktakuzës në vitin 2005 – kur Sarkozy ishte ministër në qeveritë e Zhak Shirak – gjatë një vizite zyrtare në Libi u takua me Gadafin, i cili atëherë po përpiqej të dilte nga regjimi i izolimit diplomatik ndërkombëtar, dhe i premtoi atij se Franca do ta ndihmojë atë nëse do të arrijë të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2007.