Më shumë se 2000 profesorë universitarë kanë mbështetur studentët në Serbi

Evropë

Më shumë se 2000 profesorë universitarë kanë mbështetur studentët në Serbi

Më: 7 janar 2025 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Më shumë se 2000 profesorë universitarë në Serbi kanë mbështetur sot me një letër publike studentët në protestat dhe kërkesat e tyre, ndërsa lista e nënshkruesve po rritet vazhdimisht.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ne, mësuesit, bashkëpunëtorët dhe studiuesit e universiteteve anembanë Serbisë, qëndrojmë me vendosmëri me studentët tanë në luftën e përbashkët për një shoqëri më të mirë”, thanë profesorët universitarë në Serbi, shkruan Beta.

Ata dënuan përpjekjet e qeverisë për të frikësuar koleget dhe kolegët student duke shpërndarë publikisht të dhënat e tyre private, duke përhapur të pa vërteta për ta, si dhe duke dërguar oficerë policie dhe agjentë të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë në adresat e tyre dhe të prindërve të tyre.

“I bëjmë thirrje edhe një herë organeve kompetente që me ndërgjegje dhe përgjegjësi të kryejnë punën e tyre”, kanë thënë profesorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat