Në zyrën e kryeministrit të Belgjikës u dërgua një zarf me pluhur të bardhë, zbulohet çfarë ishte

Evropë

Në zyrën e kryeministrit të Belgjikës u dërgua një zarf me pluhur të bardhë, zbulohet çfarë ishte

Më: 9 janar 2025 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Pluhuri i bardhë që ishte dërguar në zyrën e kryeministrit të Belgjikës, Alexander De Croo, muajin nëntor, është konstatuar se është helm.

Bëhet fjalë për strikininë, që helm që mund të jetë fatal, shkruan “The Guardian”.

Një anëtari i stafit të kryeministrit ishte hospitalizuar pasi kishte hapur letrën me pluhur të bardhë më 22 nëntor.

Zyra e prokurorit në Bruksel të mërkurën shpjegoi natyrën e substancës që ishte dërguar nëntorin e kaluar në ndërtesat qeveritare, duke përfshirë edhe zyrën e kryeministrit.

Letra ishte zbuluar më 22 nëntor në zyrën e kryeministrit, dy ditë pasi pako të ngjashme ishin gjetur edhe në zyrën e ministrit të Jashtëm belg, Annelies Verlinden dhe në zyrat qendrore të shërbimeve shtetërore të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat