Shoqërohet me protesta kongresi i AfD-së

Evropë

Shoqërohet me protesta kongresi i AfD-së

Më: 11 janar 2025 Në ora: 14:05
Atmosferë e ndezur mes protestuesve dhe policisë në Riesa

Disa mijëra njerëz protestuan mëngjesin e së shtunës (11 janar) në Riesa, Saksoni, kundër konferencës së planifikuar të partisë populiste, AfD.

Grupe demonstruesish të ardhur nga e gjithë Gjermania, bllokuan rrugët hyrëse në qytet dhe në sallën e eventeve “WT Arena”, ku zhvillohet konferenca e partisë, pjesërisht ekstremiste e djathtë, AfD.

Për shkak se vetëm disa nga rreth 600 delegatët e AfD-së arritën në kohë në sallë, takimi filloi me vonesë në mesditë, rreth dy orë. Sipas informacioneve nga qarqet partiake, u vonua edhe bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, e cila do të emërohet si kandidate e AfD-së për kancelare në mbledhjen dyditore.

Organizatorët e protestës flasin për “sukses të plotë”

Për protestën kishin bërë thirrje disa organizata të shoqërisë civile dhe sindikata. Një zëdhënëse e aleancës së veprimit “Kundërshtoj”, e cila ndihmoi në organizimin e mitingjeve, e përshkroi aksionin e protestës si një “sukses të plotë”.

Ajo ende nuk ishte në gjendje të jepte vlerësime për numrin e pjesëmarrësve.

Sipas autoriteteve, në Riesa priten deri në 10,000 demonstrues.

Organizatorja i tha agjencisë së lajmeve AFP, se “ky është demonstrimi më i madh që Riesa ka parë ndonjëherë”, dhe raportoi për “përleshje” individuale me forcat e sigurisë.

Qëllimi i deklaruar i “Kundërshtoj” është të organizojë “mosbindje masive civile kundër konferencës së partisë federale të AfD”. /DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat