​Përplasen tramvajet në Strasburg, dhjetëra të lënduar

Evropë

​Përplasen tramvajet në Strasburg, dhjetëra të lënduar

Më: 11 janar 2025 Në ora: 20:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 36 persona janë lënduar në një përplasje ende të pasqaruar ndërmjet dy tramvajeve sonte pranë stacionit të trenit në Strasburg.

Ministri i Transportit Philippe Tabarot tha për BFMTV se të paktën 36 persona u lënduan.

“Nuk mund të themi përfundimisht dhe shumë qartë nëse aksidenti është i lidhur me një gabim njerëzor ose problem me ndërprerës", tha ai duke shtuar se hetimet do të zbardhin rrethanat e aksidentit.

Në një deklaratë, prokurori i Strasburgut tha se një hetim për lëndime të paqëllimshme ishte hapur pas aksidentit.

“Hetimet e para kanë bërë të mundur përjashtimin e hipotezës së një akti vullnetar”, tha prokuroria.

Videoja e dëshmitarëve okularë e postuar në mediat sociale tregon një skenë kaotike dhe dy tramvaje të dëmtuar rëndë.

Strasburgu ishte qyteti i parë i madh francez që ktheu në shërbim tramvajet në vitin 1994 dhe qe atëherë nuk ka pasur asnjë aksident të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat