Pamje nga sulmi kur Ukraina godet me dronë një nga rafineritë moderne ruse

Evropë

Pamje nga sulmi kur Ukraina godet me dronë një nga rafineritë moderne ruse

Më: 12 janar 2025 Në ora: 08:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Rusët, por edhe burime ukrainase kanë konfirmuar për një sulm me dronë ndaj rafinerisë të naftës Taneko në Tatarstan.

Lajmin e ka bërë me dije agjencia e lajmeve ruse Astra dhe Andrii Kovalenko, drejtues i Qendrës për Luftën Kundër Dezinformatave pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës.

Astra tha se punëtorët e rafinerisë së naftës në Nizhnekamsk, Tatarstan, janë evakuuar për shkak të kërcënimeve nga sulmi me dronë. Kanalet lokale në Telegram kanë shpërndarë pamje të tymit që ngrihet mbi rafinerinë Taneko, ndërsa evakuimi është duke vazhduar.

Siç shikohet edhe në pamje, zjarri ka pushtuar një ndërtesë të tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat