Lufta në Ukrainë/ Këshilltari i Putin: Vetëm SHBA dhe Rusia duhet të angazhohen në bisedimet e paqes

Evropë

Lufta në Ukrainë/ Këshilltari i Putin: Vetëm SHBA dhe Rusia duhet të angazhohen në bisedimet e paqes

Më: 14 janar 2025 Në ora: 15:42
Vladimir Putin dhe Nikolai Patrushev

Mbretëria e Bashkuar, fuqitë e tjera të mëdha evropiane dhe madje edhe vetë Ukraina nuk duhet të përfshihen në negociatat e paqes, sipas një këshilltari të Vladimir Putin.

Nikolai Patrushev tha se vetëm SHBA dhe Rusia duhet të përfshihen në çdo marrëveshje armëpushimi midis Moskës dhe Kievit, raporton Sky News.

“Unë besoj se negociatat për Ukrainën duhet të zhvillohen midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara pa pjesëmarrjen e vendeve të tjera perëndimore,” tha ai për gazetën Komsomolskaya Pravda.

“Nuk ka asgjë për të folur me Londrën dhe Brukselin”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat