Të gjithë ushtarët që do të mobilizojë Kievi tani e tutje do të mbushin brigadat ekzistuese në vend që të formojnë brigada të reja, ka urdhëruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sipas korrespondentit ukrainas të luftës Yuri Butusov.
“Nëse këto deklarata janë të vërteta, ky është një lajm fantastik”, shkruan analisti finlandez Joni Askola. “Ukraina duhet të ketë prioritet plotësimin e boshllëqeve në brigadat ekzistuese. Kjo është shumë më e rëndësishme tani sesa krijimi i brigadave të reja."
Brigadat ekzistuese zakonisht kanë komandantë me përvojë dhe shumë trupa speciale shumë të trajnuara - pilotë drone, inxhinierë, paramedik, etj. – por shpesh kanë mungesë kritike për këmbësorë, shkruan Forbes.
Duke marrë parasysh mungesën serioze të këmbësorisë në shumë brigada, komandantët ukrainas, duhet të kenë qenë të tmerruar nga ajo që ndodhi me Brigadën 155 të Mekanizuar.
Pas përfundimit të stërvitjes në Poloni, Francë dhe Ukrainën perëndimore, brigada u dërgua në Pokrovsk, epiqendra e luftimeve në Donetsk, në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit.
E udhëhequr dobët dhe e pajisur në mënyrë të pabarabartë, brigada filloi të shpërbëhej pas mbërritjes në Pokrovsk, pavarësisht nga fakti se atyre iu dhanë për t'u përdorur tanke gjermane Leopard 2 dhe obusë francezë Cezar.
Njësia do të kishte më shumë se 5800 ushtarë, duke e bërë atë shumë më të madhe se shumica e rreth njëqind brigadave të tjera ukrainase. Megjithatë, rreth 1700 ushtarë u larguan nga brigada pa leje gjatë stërvitjes nëntë mujore.
Në nëntor, vendndodhja e 500 ushtarëve të tjerë ishte e panjohur dhe nuk kishte fonde të mjaftueshme për të financuar dronët e vegjël shpërthyes që u ofrojnë shumicës së brigadave ukrainase fuqinë e tyre më të madhe.
Rezultatet e kësaj lëvizjeje mbeten për t'u parë. Gjendja e Brigadës 155 ishte rezultat i "dështimeve në organizim dhe udhëheqje, shkruan Tatarigami, themelues i grupit analitik ukrainas Frontelligence Insight.
Nënkoloneli Bohdan Krotevich, shefi i shtabit të Brigadës Azov të Gardës Kombëtare të Ukrainës, nuk ishte aq diplomatik.
“A është idiotësi të krijosh brigada të reja dhe t'u japësh të gjitha këto pajisje, duke pasur në të njëjtën kohë brigada ekzistuese, jo të plota? tha Krotevich.
Në betejat e para rreth Pokrovsk, brigada pësoi humbje të mëdha. Zelensky ka pasur mjaft. Të premten, shkruan Butusov, ai urdhëroi ndryshimin e drejtimit.
Çfarë do të thotë kjo për brigada të tjera të reja, por jo të plota, të mekanizuara është ende e paqartë. Megjithatë, në të ardhmen, rekrutët e rinj ukrainas duhet të vendosen në brigadat ekzistuese dhe t'i kthejnë këto njësi veterane në fuqinë e plotë, duke u siguruar atyre një bazë të mirë për vitin e katërt të luftës.