Kryeministri britanik në Kiev, do të takohet me Zelensky

Evropë

Kryeministri britanik në Kiev, do të takohet me Zelensky

Më: 16 janar 2025 Në ora: 09:01
Kryeministri britanik Keir Starmer

Kryeministri britanik Keir Starmer ka arritur në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zyra e Starmer tha se Britania e Madhe dhe Ukraina do të nënshkruajnë një marrëveshje historike për një partneritet 100-vjeçar, për të thelluar lidhjet e sigurisë dhe për të forcuar partneritetet për brezat e ardhshëm.

Traktati do të rrisë bashkëpunimin ushtarak në sigurinë detare përmes një strukture të re për të forcuar sigurinë e Deteve Baltik, të Zi dhe Azov dhe për të penguar agresionin e vazhdueshëm rus

Siç theksohej në deklaratë, Ukraina ka një ushtri shumë të aftë dhe një sektor teknologjik të lulëzuar që po zhvillon me shpejtësi dhe po vendos pajisje luftarake më të avancuara, dhe për këtë arsye, një partneritet sigurie me Ukrainën do ta bëjë Britaninë më të fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat