Rojat kufitare ukrainase kanë publikuar pamjet, që shfaqin sulmin e suksesshëm mbi një varkë që transportonte ushtarë rusë në jug të Ukrainës.
Operatorët e dronëve kishin vërejtur varkën me ushtarë rusë, duke lëvizur përgjatë lumit.
Sulmi rezultoi me goditjen e varkës dhe humbjen e kontrollit mbi të. Tre ushtarë që gjendeshin në varkë tentojnë të largohen nga uji.
Rojat kufitare u siguruan që ushtarët rusë të mos kenë hapësirë për arratisje.
Koha e saktë e sulmit nuk është zbuluar, por operatorët ukrainas të dronëve janë bërë shumë të rëndësishëm në këtë luftë, që kanë rezultuar tejet të suksesshëm në sulme.