Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje “miqësie” 100-vjeçare.
Bëhet e ditur se kjo do të garantojë mbështetjen e Britanisë për Kievin në planin afatgjatë, shkruan skynews.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Zelensky tha: “Sot është një ditë vërtet historike, marrëdhënia jonë është më e ngushtë se kurrë”.
Keir më parë tha se marrëveshja 100-vjeçare vë theks në “mbështetjen e palëkundur” të Britanisë për Ukrainën, ndërsa ai përsëriti unitetin evropian përballë agresionit rus.
Ndryshe, traktati dhe deklarata politike do të vendosen në parlament në javët e ardhshme.
Kryeministri u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev pasi udhëtoi me një tren gjatë natës nga kufiri polak për në kryeqytet.