Starmer firmos marrëveshjen “për 100 vjet partneritet” me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev

Evropë

Starmer firmos marrëveshjen “për 100 vjet partneritet” me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev

Më: 16 janar 2025 Në ora: 18:05
Pamje nga takimi

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy firmosën një marrëveshje për 100 vjet partneritet mes dy vendeve. Marrëveshja është dëshmi e vazhdimit të përkrahjes evropiane ndaj Ukrainës, në luftën thuajse 3 vjeçare me Rusinë.

Marrëveshja nënshkruhet disa ditë përpara inaugurimit të Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili thotë se ka një plan për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Zoti Starmer tha se marrëveshja 1 shekullore angazhon palët të bashkëpunojnë në projekte mbi mbrojtjen dhe teknologjinë, përfshirë dronët.

Radhitja e Ukrainës në krah të Perëndimit dhe e ardhmja e mundshme e saj në NATO ka zemëruar Presidentin rus Vladimir Putin i cili ende synon të ushtrojë ndikim mbi shtetin e pavarur.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat