​Avokati serb: Vuçiq përmes mediave i ka nxitur të gjithë qytetarët për të kryer vrasje

Evropë

​Avokati serb: Vuçiq përmes mediave i ka nxitur të gjithë qytetarët për të kryer vrasje

Më: 17 janar 2025 Në ora: 13:56
Nikolla Lakiq

Avokati serb Nikolla Lakiq deklaroi sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka krijuar një atmosferë linçimi, dhune dhe paligjshmërie dhe se ai është personi më përgjegjës për tentativën për vrasjen e një vajze të djeshme në protestën para Fakultetit Juridik.

Lakiq i tha agjencisë Beta se Vuçiq, përmes tabloideve dhe televizioneve pro-qeveritare targetoi studentët si tradhtarë, separatistë dhe kriminelë dhe ishte vetëm çështje kohe kur dikush do të kryente një krim.

Si kryeredaktor i të gjitha tabloideve, Vuçiq është politikisht përgjegjës për ngjarjet e djeshme”.

Në një konferencë të fundit për shtyp, ai u bëri thirrje qytetarëve që të kalojnë me automjete pa problem përmes bllokadave të organizuara nga studentët dhe se veprime të tilla nuk përbëjnë vepër penale.

“Përveç frymëzimit të autorit të djeshëm të veprës penale, ashtu edhe të tjerët, sigurisht që ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të kryejnë vepra penale të “vrasjes së rëndë” dhe të shkelin këmbësorët me automjetet e tyre”, vlerësoi avokati raporton Danas.rs.

Sipas tij, Vuçiq ka nxitur një “numër të pakufizuar” njerëzish për të kryer vepra penale dhe përmes mediave i ka paralajmëruar paraprakisht për pasojat e mundshme.

Nëse Serbia do të ishte një shtet normal dhe i rregulluar ligjërisht, Prokuroria do ta thërriste Vuçiqin për përgjegjësi dhe të deklaroj para prokurorisë dhe t’i sqaroj deklarata e tiji kur bën thirrje për dhunë. Mirëpo, në Serbi në krye të prokurorisë është Zagorka Dolovac e paaftë, por politikisht e përshtatshme, e cila me mosveprimin e saj po mbulon krimet e kreut të regjimit, në mënyrë që thirrja e prokurorit drejtuar Aleksandar Vuçiqit të mos ketë efekt derisa të ndryshojë ky regjim i çuditshëm”, theksoi avokati Lakiq.

Në shumë qytete të Serbisë kanë shpërthyer protesta të reja pas tentim-vrasjes së një studenteje 20-vjeçare dje në Beograd.

Një makinë u përplas me një turmë të mbledhur dje në Beograd dhe goditi një studente për të cilën thuhet se është gjendje stabile shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat