Dëshmia e kancelarit Scholz dhe ministrit Habeck

Evropë

Dëshmia e kancelarit Scholz dhe ministrit Habeck

Më: 18 janar 2025 Në ora: 11:13
Olaf Scholz

Kancelari Olaf Scholzhyri në sallën e konferencave pak pas orës 20:00 me disponim të mirë. Ai përshëndeti për dore të gjithë  anëtarët e Komisionit hetues parlamentar dhe më pas u ul. Vendosi çantën në karrige dhe filloi fjalën hyrëse. Ai kujton aksidentet e reaktorëve në Çernobil dhe Fukushima duke shtuar se ai ende beson se heqja nga përdorimi i centraleve bërthamore, i cili u vendos me konsensus të gjerë në vitin 2011, ishte gjëja e duhur për t'u bërë. Pas sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022, thotë Scholz, qeveria gjermane ka shqyrëtuar intensivisht nëse tcentralet e fundit bërthamore mund të përdoren më gjatë, apo duhet të hiqen nga përdorimi. Ai tha se në atë kohë u bë e qartë se blerja e elementëve të rinj do të nënkuptonte zgjatjen e centraleve për disa vite. Por kancelari thotë se kjo nuk ishte zgjidhje e mirë.

Vendimi i kancelarit

Anëtarët e Komisionit hetues parlamentarkërkuan disa herë nga kancelari Scholz që të shpjegojë se si është marrë vendimi, në tetor të vitit 2022, për heqjen nga përdorimi të centralevebërthamore. Scholz tha se në takimet me ministrin e Ekonomisë Robert Habeck dhe ministrin e atëhershëm të Financave Christian Lindner nuk ka mundur të arrihet ndonjë marrëveshje, as në natën e fundit kur duhej të merrej vendimi. Por të dy e kanë pasur të qartë se ai do të përdorte kompetencat e tij për të vendosur. Kancelari thotë se ky ka qenë vendimi i duhur për sigurimin e energjisë në Gjermani. Kjo përputhet në esencë edhe me deklaratat e Lindner dhe Habeck para Komisionit, të cilët thanë se vendim i kancelarit nuk i ka befasuar. Grindjet disamujore asokohe kanë marrë fund me vendimin e kancelarit.

Fushata elektorale para Komisionit hetimor

Scholz ishte dëshmitari i 40 dhe i fundit para Komisionit hetimor parlamentarpër këtë çështje. Hetimet po vazhdojnë prej tetorit të vitit 2023. Rreth 350.000 faqe të dokumenteve janë shqyrëtuar në këtë Komision, thotë drejtuesi i tij Stefan Heck (CDU). Dëshmia e kancelarit ka zgjatur dy orë e gjysmë, spese anëtarët më nuk kishin pyetje. Kjo ishte një lloj befasie, kur dihet se dëshmia e mëparshme e minsitrit Habeck ka zgjatur gati nëntë orë. Në mbrëmje u bë e qartë se kritikat e opozitës ndaj kancelarit janë më të pakta sesa ndaj ministrit ekologjist Habeck. Por duket se anëtarët e Komisionit ishin edhe të lodhur, pasi që marrja në pyetje shkoi deri diku në mesnatë. Shumë pyetje dhe përgjigje janë përsëritur, ndaj nuk pati edhe ndonjë informacion të ri tepër të rëndësishëm. Por nga procesi si dhe deklaratat e dhëna pastaj u pa se edhe kjo marrje në pyetje u shfrytëzua për fushatë elektorale.

Raporti përfundimtar

Dallimet partiake pritet të pasqyrohet edhe në raportin përfundimtar, i cili do t'i paraqitet presidentes së Bundestagut, Bärbel Bas, më 13 shkurt. Heck shpreson se raporti do të hartohet me konsensus. Por çdo grup do të ketë mundësinë të paraqesë vëzhgimet e veta në raport. Por në fund, ndoshta do të ketë një raport në të cilin CDU/CSU, SPD, FDP, të Gjelbrit dhe AfD do të publikojnë secila deklaratat e veta. FDP dhe AfD kanë kritikuar në radhë të parë ekologjistët për shkaqe ideologjike për hqejen e centraleve bërthamore. Ndërsa ministrja e Eklologjisë Steffi Lemke edhe të mërkurën ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike këto pohime, në raportin e saj gati shtatë-orësh. Në shkurt do të shihet nëse do të ketë një raport të përbashkët./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat