Braktisën tre fëmijët e tyre në Londër, policia ofron shpërblim 20,000 paund për kapjen e prindërve

Evropë

Braktisën tre fëmijët e tyre në Londër, policia ofron shpërblim 20,000 paund për kapjen e prindërve

Më: 18 janar 2025 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Policia e Londrës ka lëshuar një apel për informacion në lidhje me tre foshnjat e braktisura nga të njëjtit prindër, të gjetura pas lindjes në lindje të Londrës.

Një shpërblim prej £20,000 ofrohet nga Crimestoppers. Foshnja ishte shumë e ftohtë dhe stafi i spitalit e quajti atë “Elsa”, pas personazhit të filmit të Disney-t “Frozen”.

Foshnja “Harry” u gjet në shtator 2017, e mbështjellë me një batanije, po ashtu menjëherë pas lindjes.

Foshnja tjetër “Roman” u gjet në temperatura ngricash në shkurt të vitit 2019, e mbështjellë në një peshqir të bardhë dhe e vendosur në një çantë blerjesh.

Foshnjat përfshijnë Elsa, e gjetur një vit më parë në një çantë blerjesh, Harry, i gjetur në shtator 2017, dhe Roman, i gjetur në shkurt 2019. Testet e ADN-së kanë konfirmuar se ata janë vëllezër dhe motra. Të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë ndryshuar emrat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat