Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët

Evropë

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët

Më: 21 janar 2025 Në ora: 22:23
Milojko Spajiq

Kryeministri malazez, Milojko Spajiq, nuk mori pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, ai gjeti një mënyrë për të shënuar këtë ngjarje duke kënduar këngën patriotike amerikane “God Bless America” në veturë, e cila konsiderohet si një himn alternativ i Shteteve të Bashkuara.

Në shoqërim të videos, që shkaktoi një valë kritikash, Spajiq shkroi “cikalekat dhe milingona”.

Shumë qytetarë kritikuan veprimin e tij, duke pasur parasysh se në fillim të këtij muaji, një burrë në Cetinë vrau 12 persona, ndërsa viktima e 13-të ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra.

Spajiq gjithashtu i dërgoi një urim zyrtar Trumpit, duke theksuar se tani “Mali i Zi dhe e gjithë ekonomia botërore kanë arsye për optimizëm të madh”.

“Miqësia mbi një shekull mes vendeve tona dhe aleanca shumëvjeçare brenda NATO-s do të përparojnë të udhëhequra nga vizioni i përbashkët për rritje të fuqishme ekonomike, taksa më të ulëta dhe ekonomi të orientuara drejt qytetarëve tanë”, shkroi Spajiq në rrjetin X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat