Shembet një ndërtesë trekatëshe për shkak të një shpërthimi gazi në Katania.
Shpërthimi ndodhi teksa dy ekipe të kompanisë po punonin për të ndalur një rrjedhje gazi në rrjetin e qytetit.
Kryetari i bashkisë së Katanias, Enrico Trantino raportoi se 7 persona janë të plagosur, disa në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, të paktën 150 persona janë evakuuar nga zona.