Të paktën 16 persona u plagosën nga një shpërthim në një minierë në Poloni.
Për pasojë 16 persona u plagosën. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në rajonin Katowice të Polonisë jugore.
Të plagosurit kanë pësuar kryesisht djegie, si dhe lëndime në krahë dhe këmbë.
Në një deklaratë, kompania e qymyrit Jastrzębie, e cila zotëron minierën, tha se incidenti ndodhi në një thellësi prej rreth 850 metrash nën tokë.