​Dy të vrarë nga sulmi me thikë në Gjermani

Evropë

​Dy të vrarë nga sulmi me thikë në Gjermani

Më: 22 janar 2025 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Dy persona u vranë dhe disa u plagosën rëndë në një sulm në Schöntal Park në qytetin bavarez Aschaffenburg.

Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 11:45, disa persona janë sulmuar me një objekt të mprehtë.

Policia njoftoi se tre të rritur dhe një fëmijë u plagosën, raportoi Bild.

Menjëherë më pas ka mbërritur konfirmimi se dy persona kanë vdekur dhe mes viktimave, shkruan Bild, ishte edhe një fëmijë.

Sipas policisë, një person është arrestuar dhe nuk ka asnjë të dyshuar tjetër.

Arsyet e sulmit nuk dihet ende, por nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist, sipas policisë.

Trafiku i trenave në stacionin jugor u ndalua, sepse i dyshuari dyshohet se u përpoq të arratisej nëpër binarë.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte asnjë rrezik për publikun.

Aschaffenburg ndodhet në rrethin administrativ të Franconisë së Ulët në Bavari, afër kufirit me Hesen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat