Rusia sheh një dritare të vogël mundësie për të bërë marrëveshje me Trump, por Moska po përgatitet për diskutimet e ardhshme të presidentit Vladimir Putin me presidentin e ri të SHBA-së, deklaroi të mërkurën diplomati rus që mbikëqyr marrëdhëniet me SHBA.
Trump, në fjalimin e tij të inaugurimit u shpreh se ai u shpëtua nga Zoti nga plumbi i një vrasësi në qershor për ta “bërë Amerikën përsëri të madhe” dhe u zotua se ai do t’i bënte Shtetet e Bashkuara “shumë më të jashtëzakonshme se kurrë më parë”.
Që kur u betua, presidenti amerikan ka deklaruar se dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe se ka të ngjarë të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Putin refuzon të negociojë për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, i cili mbikëqyr marrëdhëniet me SHBA-në dhe kontrollin e armëve theksoi për institutin e shquar rus mbi çështjet e SHBA-së dhe Kanadasë se dritarja e mundësive ekzistonte por se ajo ishte e vogël.
“Krahasuar me mungesën e shpresës në çdo aspekt të shefit të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë sot ekziston një dritare mundësie, megjithëse e vogël”, “Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë se me çfarë dhe kë do të kemi të bëjmë, si të ndërtojmë më mirë marrëdhëniet me Uashingtonin, si të maksimizojmë mundësitë dhe të minimizojmë rreziqet,” përfundoi Ryabkov.
Putin ka thënë vazhdimisht se ai është i gatshëm të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por se kontrolli aktual i Rusisë mbi 20% të territorit ukrainas do të duhet të pranohet dhe se Ukraina duhet të mbetet neutrale.