Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Evropë

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Më: 22 janar 2025 Në ora: 16:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Në rrugën Otona Zupancica në Novi Beograd, një burrë në moshë të mesme ka dalë nga dritarja e një apartamenti në katin përdhes dhe ka sulmuar me një shkop druri nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Medias Grafike.

Incidenti ndodhi kur nxënësit dhe mësuesit po ktheheshin nga ceremonia e nderimit të viktimave në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur burri del nga dritarja e apartamentit dhe sulmon studentët me një shkop druri, shkruan danas.rs.

Nxënësit arritën ta heqin shkopin nga duarsh dhe burri u kthye përsëri në apartament, gjithashtu përmes dritares.

Më pas, ai u shfaq në dritare me një thikë në duar, duke kërcënuar nxënësit dhe duke e futur atë në kuadrin e dritares.

Në një moment të videos, shihet një oficer policie në uniformë, por nuk është e qartë nëse ka pasur ndërhyrje të policisë.

Ndryshe, studentët tash e sa javë po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad. Kujtojmë se muaj më parë 15 persona mbetën të vdekur kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat