Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli sot për nevojën për ulje të çmimeve të larta të energjisë në Evropë.
Gjatë fjalimit të saj në seancën plenare të Parlamentit Evropian sot në Strasburg, Ursula von der Leyen, tha se çmimet e energjisë në Evropë janë më të larta se në SHBA dhe Kinë dhe se çmimet ndryshojnë nga një vend të Evropës në tjetrin.
Ajo tha ndër të tjera se BE po shkon drejt largimit gradual të furnizimit me karburante fosile ruse.
Ajo shpjegoi se kjo do të arrihet duke diversifikuar rezervat e energjisë së BE-së dhe duke investuar në teknologjitë e gjeneratës së ardhshme të energjisë së pastër, si fuzioni dhe bateritë gjeotermale.