Arrestohet kryepsikiatri i ushtrisë ukrainase

Evropë

Arrestohet kryepsikiatri i ushtrisë ukrainase

Më: 22 janar 2025 Në ora: 19:37
Oleh Druz

Ukraina ka arrestuar kryepsikiatrin e ushtrisë së saj me akuzën e pasurimit të paligjshëm duke fituar rreth një milion euro.

Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha se personi i arrestuar ishte duke vendosur nëse individët ishin të përshtatshëm për shërbimin ushtarak.

SBU nuk përmend emrin e tij, por një burrë i quajtur Oleh Druz ishte identifikuar më parë si kryepsikiatri i forcave të armatosura të Ukrainës.

Druz zotëronte tre apartamente në dhe rreth Kievit, një në Odesa, dy parcela toke dhe disa makina luksoze BMW.

Hetuesit gjetën 152.000 dollarë dhe 34.000 euro para të gatshme gjatë kontrollit të pronave. Në deklaratë theksohet se burri nuk e ka deklaruar pasurinë, por është regjistruar në emër të bashkëshortes, vajzave, djemve dhe personave të tjerë.

Ai përballet me dhjetë vjet burg. Ai tashmë ishte pezulluar në vitin 2017 për mos deklarim të dy furistradave dhe disa pronave të tij.

Vitin e kaluar, parlamenti ukrainas votoi për shfuqizimin e komisioneve mjekësore ushtarake, pasi disa zyrtarë u akuzuan për marrje ryshfeti në këmbim të dhënies së përjashtimeve nga shërbimi ushtarak.

Në maj 2024, një deputet ukrainas u akuzua për përvetësim të 260.000 eurove, ndërsa në vitin 2023, mbi 30 oficerë ushtarakë u shkarkuan në një spastrim kundër korrupsionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat